Përfshihet nga flakët nënstacioni i energjisë elektrike pranë paraburgimit të Bradasheshit! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Shqipëria

Përfshihet nga flakët nënstacioni i energjisë elektrike pranë paraburgimit të Bradasheshit! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Nënstacioni i energjisë elektrike pranë paraburgimit të Bradasheshit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gazetari Enes Memolla raporton për Panorama.al se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Megjithatë deri më tani nuk rrezikohet godina e paraburgimit megjithëse janë shumë afër njëra tjetrës.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë zjarri në një transformator që shërben për furnizim me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat