E mitura shkon në spital e plagosur me armë zjarri, çfarë ka ndodhur në Peshkopi! Informacionet e para nga policia

Shqipëria

E mitura shkon në spital e plagosur me armë zjarri, çfarë ka ndodhur në Peshkopi! Informacionet e para nga policia

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një 16-vjeçare është dërguar në spitalin e Peshkopisë pasditen e sotme e plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, nga informacionet paraprake, dyshohet se ajo është vetëplagosur me armë gjahur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me plagosjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjëkësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese  njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat