​Policia e Shqipërisë nis patrolimin me biçikleta në zonat bregdetare

Shqipëria

​Policia e Shqipërisë nis patrolimin me biçikleta në zonat bregdetare

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka njoftuar se prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të Shqipërisë, kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Sipas Policisë, po nga sot, në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

“Pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjitha shërbimet e tjera të planizuara, janë në patrullim dhe në gatishmëri 24/7.

Policia e Shtetit garanton pushuesit se ka marrë të gjitha masat për një sezon veror sa më të qetë dhe fton cilindo pushues që për çdo problematikë që mund të hasë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose të dërgojë pamje filmike dhe mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.Policia e Shtetit iu uron pushuesve, pushime të mbara”, thuhet ën njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat