Terror në Athinë, shqiptari vret shoferin e një mjeti, plagos dy policë dhe ekzekutohet

Shqipëria

Terror në Athinë, shqiptari vret shoferin e një mjeti, plagos dy policë dhe ekzekutohet

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Skenë e vertete filmash ajo qe ka ndodhu mbremjen e kesaj te shtune ne Athine.

Nje shtetas shqiptar qe levizte me makine fillimisht u perplas me nje drejtues mjeti pasi makinat e tyre u aksidentuan.

Ngjarja ndodhi ne Kato Patisia rreth ores 21:30.

Shqiptari doli nga makina dhe qelloi me arme drejtuesin e mjetit tjeter,  i cili mori plage dhe vdiq ne spital.

Jo vetem kaq por nje shtetas tjeter qe ishte pasagjer tek makina e viktimes, ne tentative per ti shpetuar plumbave, u perplas nga nje mjet tjeter duke u plagosur.

Pas ngjarjes, autori rrembeu nje makine te dy personave qe leviznin aty afer.

Madje ai nuk eshte mjaftuar me kaq por ka tentuar te grabise nje karburant me zonen Agioi Anargyrou.

Teksa grabitja deshtoi, ai pak metra me andej ka qelluar drejt nje makine policie duke plagosur dy efektive.

Forcat e rendit kane reaguar duke hapur zjarr e duke vrare ne vend shtetasin me origjine shqiptare qe mbolli terror ne Athine.

Ende nuk eshte bere i ditur identiteti i tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat