Tre shqiptarët e vrarë në Greqi, mediat: Ishin arrestuar një muaj më parë për trafik droge

Shqipëria

Tre shqiptarët e vrarë në Greqi, mediat: Ishin arrestuar një muaj më parë për trafik droge

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Mediat greke kanë sjellë të tjera detaje sa i përket ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë në Athinë.

Sipas mediave greke “protagonistët” e masakrës së ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe që rezultoi me vdekjen e shqiptarëve, jo vetëm që u njohën nga Policia por hera e fundit që u gjetën në pranga ishte vetëm një muaj më parë!

Sipas informacioneve të newsit.gr, më 1 qershor, pikërisht një muaj para masakrës, dy nga tre të vdekurit, konkretisht 48-vjeçari i armatosur dhe 46-vjeçari me të cilin ishte bërë takimi në Patisia , u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Athinë, për një çështje droge.

Akuza ishte për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, ku i pari (“armatosi”) akuzohej edhe për shkelje të ligjit të armëve!

Trafikut të drogës

Ata akuzoheshin se së bashku me një person të tretë trafikonin drogë dhe konkretisht sasi kokaine për 60 euro gram.

Në fakt arrestimi i tyre kishte ndodhur gjatë një shit-blerjeje të tillë…

Në kontrollin e karrocerinës ku punonte 48-vjeçari, u gjet në një sirtar një pako me kokainë dhe në një makinë të braktisur tre pako të tjera.

Në shtëpinë e tij policia ka gjetur një shufër metalike ndërsa në posedim kishte më shumë se 6000 euro!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat