“Vetëm me një urdhër”, analisti zbulon prapaskenat e marrëdhënies së presidentit me SHBA

Shqipëria

“Vetëm me një urdhër”, analisti zbulon prapaskenat e marrëdhënies së presidentit me SHBA

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 09:56
Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni ka komentuar lidhur me marrëdhëniet Ilir Meta-SHBA dhe nëse ka pasur një rregullim të raporteve mes tyre.

Andoni tha se SHBA nuk mendonte dhe nuk shqetësohej kaq shumë për zyrtarët shqiptarë më të cilët kishte probleme. Ai tha se Amerika ua kishte lënë në dorë autoriteteve shqiptare që t’i çonin këta njerëz para drejtësisë dhe se koha do e tregonte nëse edhe pas ikjes nga posti, do dilnin para institucioneve të drejtësisë ose jo.

“Unë besoj se nuk ka ndonjë interes shumë të madh shteti amerikan ndaj Presidentit Meta. Nuk mendoj se shteti amerikan ka ndonjë problem të madh në përgjithësi me zyrtarët shqiptarë. Ashtu si dihet influenca e madhe që ata kanë në vend por edhe në gjithë Ballkanin. Nuk besoj se duhet një investim kaq i madh për t’i larguar ata, do mjaftonte një urdhër verbal. Non grata ishte thjesht një dënim dhe ua kanë lënë autoriteteve shqiptare përgjegjësinë të cilat na treguan se drejtësia shqiptare akoma nuk është aty ku ne duam. Ilir Meta mund të ketë tagrin e presidentit, në momentin që nuk do e ketë dhe tani kemi kohën e mjaftueshme me SPAK dhe institucionet që janë ngritur, do shikojmë realisht se sa shteti shqiptar do përdori provat që ka që ta çojë para drejtësisë”, tha Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat