“Shqiptarët japin sot mesazhin se nuk do ta lejojnë më këtë regjim”- Berisha zbulon skenarin e protestës

Shqipëria

“Shqiptarët japin sot mesazhin se nuk do ta lejojnë më këtë regjim”- Berisha zbulon skenarin e protestës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:07
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga hyrja e Kuvendit këtë të enjte se protesta e e sotme bëhet me qëllim që të japë mesazhin e fuqishëm se shqiptarët nuk do të lejojnë më regjimin e Edi Ramës të qëndrojë në pushtet.

Sipas ish-kryeministrit tubimi i sotëm inauguron procesin e largimit të qeverisë socialiste nga pushteti dhe theksoi se protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e qëllimit të tyre.

Pyetje: Cili është skenari i protestës së sotme? Duket sikur Kuvendi do të vazhdojë gjatë. Mund të ketë një zhvendosje të protestuesve drejt Parlamentit?

Sali Berisha: Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme.

Pyetje: A do të vazhdojnë protesta?

Sali BerishaKjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor.

Berisha ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë t’i bashkohen protestës në orën 19:00 përballë Kryeministrisë: “Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat