Policia rrethon Kryeministrinë, Lala jep detaje: Ja çfarë po ndodh në këto momente

Shqipëria

Policia rrethon Kryeministrinë, Lala jep detaje: Ja çfarë po ndodh në këto momente

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:01
Klodiana Lala

Ka mbërritur në selinë e PD kreu demokrat, Sali Berisha, ndërsa pritet të niset drejt sheshit para kryeministrisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë afro 1200 forca të policisë në gatishmëri për të garantuar rendin e kësaj proteste të thirrur nga opozita.

Dyert e kryeministrisë janë zëvendësuar me dyer të blinduara, si e vetmja mënyrë mund të ndalohet ndonjë tentativë e protestuesve për të hyrë në ambientet e brendshme.

Ndërkohë ka nisur dhe grumbullimi i protestuesve, ndërsa Forcat Speciale dhe forca të policisë vëzhgojnë situatën.

Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë. Nga monitorimi i gazetares Lala, ka konstatuar që pas kryeministrisë, tek godina e Parlamentit dhe institucioneve me rëndësi të lartë, janë të pozicionuar forcat speciale, makina ujëhedhëse, ndërsa efektivët e policisë janë të pajisur edhe me maska kundra gaz.

Referuar planit të masave të marra nga Policia, makina ujëhedhëze dhe forcat e specializuara për hedhje gazi, janë të pozicionuara pas godinës së kryeministrisë. Sipas planit të policisë, nëse do të ketë revoltë në mesin e protestuesve, fillimisht do të bëhet thirrje për ruajtje qetësie, e më pas do të përdoren makina ujëhedhëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat