I shpërtheu bombola e gazit, 60-vjeçarja mbërrin me djegie trupore në spitalin e Maliqit

Shqipëria

I shpërtheu bombola e gazit, 60-vjeçarja mbërrin me djegie trupore në spitalin e Maliqit

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Një grua 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në banesën e saj në Maliq.

Mësohet se F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie,  ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.

60-vjeçarja i ka marrë djegiet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e saj.

Sipas policisë, ajo ndodhet aktualisht duke marrë trajtim në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat