Përsëri në krye të PD-së, Berisha krahason veten me themeluesin e Apple: U riktheva si Steve Jobs!

Shqipëria

Përsëri në krye të PD-së, Berisha krahason veten me themeluesin e Apple: U riktheva si Steve Jobs!

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 22:59
Sali Berisha

Në debatin me analistët në emisionin “Open” Sali Berisha ka krahasuar rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike me rikthimin e të ndjerit Steve Jobs në krye të Apple.

Ai dhuroi edhe një batutë duke thënë se bashkëshortja e tij Liri Berisha e mbështeti ndryshe nga çbëri bashkëshortja e Jobs, që i nguli thikën pas shpine.

Berisha: Merr një listë dhe listo 100 politikanë, dhe le të provojnë rikthimin.  E provoj Jorgo Papandreu. Është multimilioner dhe me lidhje të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Do kthehem tha. Erdhi koha të kthehem unë. Ta marr partinë tha. Morri 2.7%. Dhe kthimi i nderuar zotëri, nuk vjen se do ti. Ka një kimi dhe alkimi krejtësisht tjetër. Është i rrallë. Fati im është identik me Steve Jobs. Ai nuk dha dorëheqjen unë dhash dorëheqjen. Ata më vunë shqlemin në mënyrën më të turpshme,. të cilën nuk e përtypi askusn. Dhe Steve u ritkhye. Fatmirësisht Lili punoj për mua por e shoqja e Jobs, punoi kundër Steve. Apple kur Steve i vunë drrunin, u rikthye dhe e bëri Apple kompaninë më gjigande të botës. Kthimi im nuk është s’po them me gjeneralin De Gold, por ja po them Steve Jobs.

Sulo: Por keni të njëjtët bashkëpunëtorë, jeni njësoj si në 2005 zoti Berisha.

Berisha: Edhe Steve Jobs me të njëjtën bashkëpunëtorë e bëri Appple.

Kikia: Steve Jobs u kthye në një kompani që e kishte themeluar. Ju s’mund ta bëni këtë. Tani ju mendoni se urrrejta ndaj Edi Ramës mund të vijë si votë për ju. Protesta e fundit ishte një shprehje zemërate ndaj qeverisë, ndaj situatës ekonomike, ndaj aferave më shumë se sa një mbështetje ndaj Sali Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat