Të dehur dhe pa leje drejtimi, nis hetimi për 10 shoferë në Fier

Shqipëria

Të dehur dhe pa leje drejtimi, nis hetimi për 10 shoferë në Fier

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

10 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim në Fier, pasi janë kapur në kundërshtim me rregullat e  qarkullimit rrugor.

Këta shoferë janë kapur një gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Po ashtu, janë gjobitur 2085 drejtues mjetesh, nga të cilët 880 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 151 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 196 drejtues mjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Policia njofton se ka vendosur 374 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 148 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 34 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 425 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat