Sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare/ Eksperti Gjelishti: Çfarë kishin për qëllim, ja kur kthehen në normalitet shërbimet

Shqipëria

Sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare/ Eksperti Gjelishti: Çfarë kishin për qëllim, ja kur kthehen në normalitet shërbimet

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:33
Sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare/ Eksperti Gjelishti: Çfarë kishin për qëllim, ja kur kthehen në normalitet shërbimet

Një sulm kibernetik me synim bllokimin e shërbimeve shtetërore si asnjëherë më parë u njoftua ditën e sotme në vendin tonë.

Eksperti i teknologjisë, Igli Gjelishti foli për studion elajmeve në Vizion Plus në lidhje me këtë sulm të paprecedentë.

Në lidhje të drejt për drejtë Gjelishti shpjegoi se sulmi që bllokoi shërbimet qeveritare në vend është i njëjtë me atë të paraluftës në Ukrainë.

I njëjti sulm është vënë re edhe në vendit e rajonit më herët.

“Është një sulm kiernetik në shkallë të gjerë i drejtuar kundrejt shërbimeve qeveritare. Që në muajin shkurt është parë në shumë vende të rajonit, si edhe në Ukrinëe para nisjes së luftës. Kjo që ka ndodhur tek ne është në vazhdën e sulmeve që po bëhen gjithmonë e më të shpeshta dhe ka për qëllim bllokimin e shërbimeve dhe jo marrjen e të dhënave. Fatmirësisht sulmi dje pavarësisht ishte planifikuar të bëhej në mes të verës është vënë re shumë herët dhe është marrë vendimi për ndërprerjen e shërbimeve duke mos i lejuar sulmuesve t’i shkonin deri ën fund qëllimit të tyre.”

Gjelishti tha se nuk ka një afat të caktuar për rikthimin e shërbimeve por ai theksoi se reagimi që në momentet e para dhe puna konstante që po bëhet, do të bëjë të mundur rikthimin në normalitet sa më shpejtë.

“Shërbimet po merren në bazë kritikalitetit pra sa të rëndësishme janë, është kthyer në punë sistemi i faturave, sistemi i doganeve, faqet e ministrive dhe po punohet ende. Janë të pa prekura QKB, sistemi i thesareve e shumë të tjera,po punohet në mënyrë konstante. Në këto rastëe është e vështirë të thuhet, mund të them që është më kosto shumë të mëdha dhe që bëhen nga jashtë vendit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat