Artan Hoxha publikon për herë të parë pamjet e makinës ku u ekzekutua Brilant Martinaj me dy shokët e tij

Shqipëria

Artan Hoxha publikon për herë të parë pamjet e makinës ku u ekzekutua Brilant Martinaj me dy shokët e tij

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Gazetari Artan Hoxha publikon për herë të parë pamjet nga afër të makinës tip “Volkswagen Passat” me të cilën udhëtonin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata mesditën e 17 korrikut. Ata u qëlluan me breshëri plumbash dhe më pas mjeti shpërtheu në flakë.

Siç shihet dhe në video, mjeti është përfshirë i gjithi nga flakët dhe në pjesën e brendshme ku ndodheshin tre shokët. Këto pamje përforcojnë dhe më shumë dyshimet e hetuesve se pas vrasjes së tre djemve nga Fushë-Kuqa, makina është spërkatur me lëndë djegëse nga autorët.

Paraprakisht, grupi hetimit dyshon se autorët kanë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën. Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, që Martinaj, Hoxha dhe Vata të mos kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Shoferi Besmir Hoxha dhe pasagjeri i parë, Brilant Martinaj ndërruan jetë në vend. I treti, Diklen Vata që qëndronte në sediljen e pasme u plagos por mundi të dilte nga “Volkswagen Passati” dhe të bënte disa metra. Autorët e kanë parë dhe i kanë shkuar pas, duke e qëlluar përsëri derisa e lanë të vdekur krah karrexhatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat