Plagosi me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar në Fier

Shqipëria

Plagosi me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar në Fier

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë këtë të mërkurë nga një shtetas që tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Qënas të Fierit.

Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 39-vjeçari me iniciale A.B. ka goditur me mjet prerës 77-vjeçarin me iniciale H.B. dhe 53-vjeçarin me iniciale A.B.

Të lënduarit janë në kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat