“Do t’i dërgojmë shokët e Dumanit dhe e çojmë andej nga ka ardhur”, Hoxha plas deklaratën e fortë

Shqipëria

“Do t’i dërgojmë shokët e Dumanit dhe e çojmë andej nga ka ardhur”, Hoxha plas deklaratën e fortë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 09:44
Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha ka shkuar me pushime në jug të Shqipërisë dhe ka ndërë në rrjetet sociale pamje nga mrekullitë që ka vizituar.

“Mrekullite e Shqiperise…

Aty ku krijuesi e ka shkrire talentin duke mos kursyer ne telajo asnje nga ngjyrat e natyres…

Pamje fantastike e rivieres se jugut fotografuar nga bedenat e Kalase se Ali Pashe Tepelenes ne Porto Palermo…

Ne nje foto te vetme, ngjyrat e mrekullueshme te detit kristal te Jonit, ashpersia e malit, bukuria e qiellit dhe bedenat e kalase…”, shkruante Hoxha.

Mirëpo pikërisht në këtë postim ka marrë një koment nga një qytetar, i cili i shkruan që të ketë kujdes të mos bëjë shumë reklamë se del investitori strategjik direkt, nisur nga zonat me rëndësio historike dhe turistike që janë dhënë sëfundmi me koncesion.

Pas këtij komenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Hoxhës.

Investitorit strategjik i dergojme shoket e Dumanit dhe e cojme andej nga ka ardhur”, shkruan Hoxha me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat