Aksident masiv në Thumanë, 30-vjeçari humb njërën këmbë

Shqipëria

Aksident masiv në Thumanë, 30-vjeçari humb njërën këmbë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.

Mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën katër makina, ku është plagosur rëndë 30-vjeçari S. Hysa.

Raportohet se ai ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë-Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat