Dritan Hila: Nevojitet një psikiatër për Ilir Metën, hedh teza të çartura

Shqipëria

Dritan Hila: Nevojitet një psikiatër për Ilir Metën, hedh teza të çartura

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:13
Dritan Hila

Vetëm një ditë pasi la detyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta u rikthye këtë të hënë në partinë që ka krijuar vetë.

Duke theksuar se nuk ka ardhur për të marrë drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, post që e ka bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Meta foli për një grupim politik më të madh se vetë LSI, duke përmendur fjalën ‘referendum’.

Partia e Referendumit na pret përpara. Kjo është partia e popullit të  2 marsit, që zgjidh çdo problem në Shqipëri, tha Meta.

Analisti Dritan Hila, në një intervistë me gazetarin Denis Dyrnjaja në “Top Talk”, thotë se Meta është i paqartë me deklaratat e tij dhe “duhet psikiatër për ta kuptuar”.

“Duhet të jem psikiatri i Metës që ta marr vesh se çfarë ka pasur në mendje. Gjithsesi, Meta nuk ka fuqi politike që t’i ngrijë gjakun Edi Ramës”, shprehet analisti.

Megjithatë, sipas tij, Meta nuk do të largohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi kjo parti është tashmë një brend.

 “Meta mund të ketë shumë defekte, por budalla nuk është. E di se si lëviz politika, ka instiktet e duhura për atë punë. Flitet se do të krijojë një parti të re, por unë them që nuk do ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se si lëviz politika. Kë një brand siç është LSI-ja. Brandet është shumë e vështirë të krijohen. Berisha nuk po lufton për PD-në që ta marrë se nuk ka vota. Po lufton për brandin. Kështu që, Meta nuk ka për të ikur nga LSi-ja. Varet se çfarë fryme do t’i japë LSi-së, do të marrë frymën institucionaliste, pasi i ka hedhur disa sinjale, që kur thotë se po vjen një agim i ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat