“Ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm”, Tabaku: Po e përdorin Parlamentin si noter

Shqipëria

“Ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm”, Tabaku: Po e përdorin Parlamentin si noter

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:36
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ka folur për mediat jashtë parlamentit në lidhje me dekretimin për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Tabaku kritikoi drejtuesen e Kuvendit, Lindita Nikolla për rrëzimin e kërkesës për mocionin me debat lidhur me këto ndryshime nga ana e kryeministrit Rama, duke theksuar se kanë frikë nga akuzat mbi inceneratorët.

“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.

E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat