Kryeministri spanjoll viziton nesër Tiranën

Shqipëria

Kryeministri spanjoll viziton nesër Tiranën

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 15:49
Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë nesër, 1 Gusht, vendin tonë.

Burime nga kryeministria bëjnë me dije ceremonia  pritëse e Pedro Sanchez  do të  zhvillohet orën 08:45) jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.

Lexo edhe: Kryeministri spanjoll do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në fund të muajit, vjen edhe në Tiranë

Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.

Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.

Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon. Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.

“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat