Presidenti Begaj takon Sanchez: Autoritetet e Kosovës shmangën provokim të rëndë

Shqipëria

Presidenti Begaj takon Sanchez: Autoritetet e Kosovës shmangën provokim të rëndë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 13:32
Foto nga takimi

Presidenti Begaj takon Sanchez: Mbështetje domethënëse për Shqipërinë! Autoritetet e Kosovës shmangën provokim të rëndë

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez ku ka vlerësuar mbështetjen e pakursyer të Spanjës ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit në BE. “Jam besimplotë se gjatë Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, mbështetja e Kryeministrit Sanchez dhe e qeverisë së Spanjës do të jetë shumë domethënëse për procesin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE”, tha Begaj.

Presidenti u ndal edhe në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e vendit. “Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë”, u Begaj duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit u shpreh besimplotë se qeveria spanjolle do të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat