Temperatura deri në 38°C, mësoni çfarë iu pret gjatë ditës së sotme

Shqipëria

Temperatura deri në 38°C, mësoni çfarë iu pret gjatë ditës së sotme

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e orëve të shumta me diell në pothuajse gjithë territorin.

Por parashikohet që herë pas here në zonat e thella malore veriore dhe Juglindore të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave në orët e pasdites.

Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat