Vrau me thikë bashkëjetuesen/ Lihet në burg pa afat Ramis Mici: Më ndjeu kur shkova…

Shqipëria

Vrau me thikë bashkëjetuesen/ Lihet në burg pa afat Ramis Mici: Më ndjeu kur shkova…

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:46
Vrau me thikë bashkëjetuesen/ Lihet në burg pa afat Ramis Mici: Më ndjeu kur shkova…

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore në shkallën e pare të gjykates në Elbasan për autorin e vrasjes të bashkjetueses Ramis Mici nën drejtim e Prokurorit çështjes Xhelian Seferi, dhe gjyqtares Pajtime Fetahu.

Prokuroria Elbasanit ka kërkuar masën e arrestit në burg për Ramiz Micin i cili para dy ditësh në orët e para të mëngjesit me armë të ftohtë ka qëlluar ish bashkjetuesën duke i shkaktuar vdekjen Jetlira Elezit.

Sipas autorit shkak ishte se ajo kërkonte të largohej nga ai.

Në deponimin në Prokurori ai ka shpjeguar se ajo e kishte denoncuar dhunën në polici, dhe së fundi kishte kërkuar të largohej nga banesa që ata jetonin me qera. Në oret e para të mëngjesit mora thikën edhe pse ajo e ndieu që unë po hyja, unë e qëllova dy herë dhe u largova për tu fshehur. Gyqtaria Pajtime Fetahu ka lenë në fuqi masën që kërkoi prokurori i çështjes masë me burg pa afat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat