Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm

Shqipëria

Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 16:24
Sali Berisha.

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi sot në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë rreth moshës shtatë vjeç ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një skaf në breg të detit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha.

Berisha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ngjarja e sotme është një krim i tmerrshëm.

Berisha po ashtu i shprehu ngushëllime familjes së fëmijës shtatë vjeçare.

“Siguria në plazhe zero dhe se për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm. Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungesën e plotë të sigurisë në plazhet tona”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat