Lala tregon eksperiencën e saj gjatë pushimeve dhe ka një thirrje: Bojkotoni këto vende!

Shqipëria

Lala tregon eksperiencën e saj gjatë pushimeve dhe ka një thirrje: Bojkotoni këto vende!

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 09:14
Klodiana Lala

Nisur nga lajmet se çmimet në jug të vendit këtë sezon turistik në jug të vendit janë rritur në stratosferë dhe nuk e justifikojnë shërbimin që ofrojnë, gazetarja Klodiana Lala ka treguar eksperiencën e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala bën të ditur se i ka bërë pushimet në Qeparo dhe ka mbetur shumë e kënaqur.

Lala bën gjithashtu thirrje që qytetarët të bojkotojnë vendet ku nuk i respektojnë.

“Qeparo, eshte vendi ideal per te pushuar kete vit!

Une zgjodha Qeparone. Nuk ndesha ne arrogance, as cmime te cmendura. Perkundrazi u ndjeva e respektuar dhe munda te bej nje jave pushime te qeta bashke me familjen.

Bojkotoni vendet ku nuk ju respektojne!”, shkruan Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat