Meta: Braktisni vjedhjet, që qytetarët të mos braktisin shtëpitë

Shqipëria

Meta: Braktisni vjedhjet, që qytetarët të mos braktisin shtëpitë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 06:19
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me mosreagimin në kohë nga qeveria për shuarjen e  zjarreve në vend.  

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta thotë se Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).

Sakaq ai u bën thirrje qeveritërëve të braktisin vjedhjet në mënyrë që qytetarët të mos braktisin shtëpitë.

Postimi i plotë:

BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË!

Është gjëja më e lehtë t'u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë.

Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t'i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive.

Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve?

Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë?

Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve? Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve?

Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve).

Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat