Luca i Ramës i vë emrin anijes ‘Open Balkan’: Të bashkohemi në Beograd!

Shqipëria

Luca i Ramës i vë emrin anijes ‘Open Balkan’: Të bashkohemi në Beograd!

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:22
Gjergj Luca

Gjergj Luca, biznesmeni i Edi Ramës, që ka përfituar prona dhe benefite të shumta nga qeveria aktuale, i ka bërë një tjetër shërbim qesharak kreut të qeverisë.

Ai bëri me dije se ka blerë një anije shkencore të flotës norvegjeze.

Në një video patetike, Luca, që para pak kohësh përfitoi ish-Kombinatin e Sheqerit nga kjo qeveri, thotë se anija do të quhet Ballkani i Hapur.

Luca, që u vu së fundmi nën akuzë pasi ka punësuar të mitur në fabrikën e tij, thotë se serbët, që nuk kanë dalje në det, do mund të studiojnë në anijen e tij.

Në fund, ai i fton të gjithë që të bashkohen në Beograd në shtator në një panair.

“I kemi vënë një emër ashtu siç e meriton. Le të jetë kjo anije dallëndyshja e parë që do bëjë bashkë studentë dhe shkencëtarë nga i gjithë rajoni”.

"Unë i bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë në panairin e Beogradit më 1 shtator me pjesën më të mirë, më të fortë që lufton për punën dhe të vërtetën, që punon për të çuar përpara kombet përmes bashkimit”, tha Luca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat