Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj, merren në pyetje disa persona - Pista më e fortë sipas policisë është…

Shqipëria

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj, merren në pyetje disa persona - Pista më e fortë sipas policisë është…

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 13:51
Ervis Martinaj

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga denoncimi i familjarëve të Ervis Martinaj në policinë e Kurbinit për zhdukjen e këtij të fundit.

Gazetarja pohon se pista më e fortë nga ana e Policisë së Shtetit mbetet ajo e inskenimit të ngjarjes, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Ajo bën me dije se në lidhje me çështjen janë angazhuar një numër i madh oficerësh të policisë, të cilët po marrin në pyetje persona që mund të kenë pasur kontakt me Martinajn në zonën Durrësit, Fushë-Krujës dhe periferi të Tiranës.

“Policia pistën më të fortë ka atë të inskenimit. Nuk përjashton as faktin që mund të ndodhet përballë një ngjarjeje kriminale. Policia po përballet me një ngjarje të rrallë, është hera e parë në Shqipëri që familjarët deklarojnë humbjen e kontakteve me një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, deri më tani policia është duke diskutuar për mënyrën si do ta regjistrojë këtë ngjarje.

Janë duke u angazhuar një numër i madh i oficerëve të policisë në lidhje me këtë çështje si dhe janë duke u marrë në pyetje persona që mund të kenë pasur kontakte me Ervis Martinajn, edhe pse ai është në arriti. Persona e pyetur janë në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë-Krujës, por edhe në zonën e Durrësit”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat