Tragjedia/ Flet vëllai i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman

Shqipëria

Tragjedia/ Flet vëllai i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:44
Djali i familjes Sako dilte për të peshkuar për shkak të varfërisë.

Një ngjarje e trishtë ndodhi dje në lumin Seman ku një 14-vjeçar humbi jetën ndërsa kishte shkuar për të kapur peshk.

Për 24 orë policia dhe banorët kërkuan për gjetjen e djalit, teksa sot u gjet i mbytur nga polumbarët.

I mituri vinte nga një familje me probleme ekonomike. Djali i familjes Sako dilte për të peshkuar për shkak të varfërisë.

Ndërkohë për familjen Sako kjo është tragjedia e dytë me të cilën përballen, pasi para 10 vitesh, djali 7 vjeçar i familjes Sako pati të njëjtin fat me djalin që u mbyt dje.

Pas ngjarjes ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit i cili thotë se babai i tyre ka ndërruar jetë dhe se familja mbahet nga nëna.

“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat