Për të garantuar energji elektrike të pandërprerë, qeveria ka dhënë për KESH-in edhe 68 milionë euro shtesë. Paratë do të përdoren për blerje energjie në tregun e huaj.
Qeveria ka dhënë 8 miliardë lekë që energjia të mos mungojë këtë periudhë. Shuma që konvertohet në 68 milionë euro ka shkuar për Koroporatën Elektroengjitike, e cila programon edhe nevojat që vendi ka për energji elektrike.
Fondi është kaluar në fund të korrikut, teksa një megavat blihet në tregun e huaj për më shumë se 400 euro.
Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sektor që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi kriza nga një thatësirë e paprecedentë.
Vetëm këtë vit, janë importuar mbi 250 milionë euro energji elektrike, nga të cilat 50 milionë vetëm në gusht.
3 muaj më parë në vend nisi edhe një plan kursimi që mban të fikura shtyllat në rrugët kombëtare dhe dritat në zyrat e njësive vendore.
Përpos këtij kufizimi, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, po studion edhe mundësinë për rritur çmimin e faturave për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj.