Incident në plazhin e Ksamilit, pushuesi rumun pëson dëmtime pas hedhjes me kokë në det!

Shqipëria

Incident në plazhin e Ksamilit, pushuesi rumun pëson dëmtime pas hedhjes me kokë në det!

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një pushues rumun është plagosur ditën e sotme në det pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Ksamilit.

Panorama.al mëson se Catälin – Dumitru Macanu 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve.

Më pas ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi 6 ditë më parë ku një pushues nga Tepelena pësoi dëmtime pas hedhjes me kokë në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat