Policia kufitare vazhdon kontrollet në det, bllokon tre mjete lundruese në Shëngjin

Shqipëria

Policia kufitare vazhdon kontrollet në det, bllokon tre mjete lundruese në Shëngjin

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia Kufitare në Shëngjin ka njoftuar bllokimin e tre mjeteve lundruese “Jet ski” dhe ka ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”, ka thënë policia në një njoftim në Facebook.

Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10,000 dhe 20,000 lekë, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat