Ilir Meta dhe Sali Berisha lënë “takim” në të njëjtën orë! Ja deklaratat e shpërndara nga dy liderët e opozitës

Shqipëria

Ilir Meta dhe Sali Berisha lënë “takim” në të njëjtën orë! Ja deklaratat e shpërndara nga dy liderët e opozitës

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:38
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë njoftuar pasditen e sotme takime me qytetarët në kuadër të aksionit opozitar.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se në orën 19:00 do të zhvillojë një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar mbi problematikat që hasin fëmijët në shkolla.

“Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 19.00 teksa bisedoj me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, politizimin e arsimit dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla”, shkruan Berisha.

Në të njëjtën orë, Ilir Meta do të zhvendoset në Vlorë aty ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të partisë së tij.

“Të dashur miq! I lumtur të rikthehem sot në Vlorën e Lirisë dhe Flamurit Kombëtar!

Në ora 19:00 do të kem kënaqësinë të takoj përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe të japim mesazhe për të gjithë vlonjatët e ndershëm, patriotë dhe liridashës”, shkruan ish-presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat