I shpëtoi jetën turistes spanjolle, ky është kamarieri hero! Gruaja i puthi duart dhe e mirëpret në Spanjë

Shqipëria

I shpëtoi jetën turistes spanjolle, ky është kamarieri hero! Gruaja i puthi duart dhe e mirëpret në Spanjë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:28
Leli Alushaj, kamarieri hero

Leli Alushaj është kamarieri hero, i cili i shpëtoi jetën turistes spanjolle dy ditë më parë në një restorant në Tiranë.

Ai ishte duke shërbyer si zakonisht, kur pa që një shtetase spanjolle, e cila kishte ardhur me pushime në Shqipëri, po mbytej me ushqimin.

Leli, la pjatat dhe i erdhi në ndihmë turistes menjëherë.

Ndërhyrja e tij ishte e shpejtë dhe turistja spanjolle u ndje mirë pas pak sekondash.

Në një moment ajo shihet teksa i puth duart dhe kamarieri e përqafon.

Për JOQ, kamarieri Leli Alushaj tregon se ajo e ka falënderuar dhe madje e mirëpret në Spanjë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat