Shkodra "zhytet" nën plehra pas përfundimit të kontratës së pastrimit, Prefektja i lë 24 orë Bashkisë për zgjidhje

Shqipëria

Shkodra "zhytet" nën plehra pas përfundimit të kontratës së pastrimit, Prefektja i lë 24 orë Bashkisë për zgjidhje

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:49
Shkodra

Shkodra është në krizë të menaxhimit të mbetjeve urbane për shkak se firma e pastrimit ka ndërprerë punën dhe kontrata e re ende nuk është gati.  Në bashki thonë se kanë gjetur një zgjidhje alternative deri në firmosjen e marrëveshjes me kompaninë e re të pastrimit.

Shkodra është në krizë pastrimi të mbetjeve urbane. Kjo ishte pamja e kryeqendrës së veriut këtë të mërkurë, 17 gusht 2022.

Kontejnerët ishin plot, thuajse në të gjithë qytetin pasi firma e pastrimit ka ndërprerë punën pas përfundimit të kontratës.

Në këtë situatë të paprecedentë në mes të sezonit turistik, prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, i la Bashkisë 24 orë kohë për të gjetur zgjidhje.

Të jetosh mes mbetjeve, lagjja “1 Maji” në Vlorë e ndotur, banorët: Situata e papërballueshme!

"Premtimi që u dha dhe sipas grafikëve që kishte hartuar bashkia e Shkodrës brenda 24 orëve që jemi bashkia e Shkodrës do të garantojë një pastrim të qytetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm dhe Shkodrën nuk do ta lëmë në këtë situatë."

Në Bashkinë e drejtuar nga demokrati Bardh Spahia thonë se kanë gjetur një mënyrë alternative pastrimi deri në lidhjen e kontratës së re për menaxhimin e mbetjeve.

"Aktualisht në terren ndodhen pesë mjete të cilat po bëjnë largimin e mbetjeve në lagjet e Shkodrës. Shkodra do të synojë që në kontratën e re, procedurat e të cilës kanë nisur tashmë, të rrisë cilsinë e ofrimit të shërbimeve dhe të shmangë përsëritjen e situatave të tilla aspak të pëlqyeshme dhe në një moment kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik."

Duke kërkuar mirëkuptim, bashkia Shkodër sqaron se kriza e pastrimit është pasojë e një beteje ligjore të nisur prej vitit 2019.

"Kjo gjendje erdhi nga rrethana që nuk varen nga Bashkia, është një seri e një kalvari përballjesh dhe në dorë të drejtësisë prej 2019."

Vitet e fundit, thuajse të gjitha bashkitë e mëdha janë përballur më kriza të menaxhimit të mbetjeve urbane në mes të sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat