Tronditen sërish shqiptarët/ Me breshëri plumbash, vriten në makinë dy persona

Shqipëria

Tronditen sërish shqiptarët/ Me breshëri plumbash, vriten në makinë dy persona

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 10:06 Përditësuar në ora: 10:22 më 18.08.2022
Foto ilustrim

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, gjendet një makinë e djegur. Dyshohet se është e autorëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në Vlorë. Atentati ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa mësohet se autorët kanë qëlluar drejt një makine, ku ndodheshin dy personat.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se është gjetur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Atentati ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash nga pas.

Ndërsa sipas News24, në spitalin e Vlorës është paraqitur edhe një person i plagosur.

Ende nuk ka informacione ne lidhje me autoret apo viktimat.

Nuk kanë të ndalur vrasjet në Shqipëri/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për viktima

Pas dy vrasjeve mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe Elbasan, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (18 gusht), këtë herë në Vlorë, ku një person është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja, ndërsa korrespondenti i Panorama raporton se personi është vrare brenda ne makine.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë që nje dite me parë, Madrid Ulqinaku, u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të Elbasanit.

Ndërsa dy vëllezër i morën jetën nga goditjet me thikë 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pas sherrit banal për një vend parkimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat