​Boshatiset ambasada iraniane, digjen dokumente në ndërtesë

Shqipëria

​Boshatiset ambasada iraniane, digjen dokumente në ndërtesë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 22:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatik me Republikën Islamike të Iranit duket se ka nisur edhe “dëbimi” i iranianëve nga ambasada e tyre në vendin tonë.

Ambasada e Iranit e vendosur te rruga “Mustafa Matohiti” është duke u boshatisur nga materialet, ku shihet edhe prania e policisë së shtetit shqiptar. Ora News raporton se në ambasadë duket se po digjen letra.

Nuk dihet se çfarë dokumentesh janë duke u djegur në këtë godinë dhe nëse janë konfidenciale.

Në rrugën e populluar nga lokale të shumta, vazhdon jeta normalisht, ndërsa dukesh shumë pak lëvizje në ambasadë.

Prishja e marrëdhënieve Shqipëri-Iran ka ardhur pas sulmit kibernetik mbi sistemin e të dhënave online që rrëzoi disa faqe qeveritare.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama që vendosi një afat prej 24 orësh stafit diplomatik të ambasadës së Iranit në Tiranë për t’u larguar nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat