Meta: 67% e energjisë humbet ose vidhet, ruani sahatët nga patronazhistët dhe Rama

Shqipëria

Meta: 67% e energjisë humbet ose vidhet, ruani sahatët nga patronazhistët dhe Rama

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:34
Ilir Meta

Në një dalje nga selia e Partisë së Lirë, Ilir Meta u shpreh se vendimi i fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë.

Ai tha se dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se Rama premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar.

Meta: Edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi.

Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus TVSH.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat