Flakët përfshinë magazinën me rroba, evakuohen banorët, zjarrfikësit me aparate frymëmarrje

Shqipëria

Flakët përfshinë magazinën me rroba, evakuohen banorët, zjarrfikësit me aparate frymëmarrje

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 20:49
Ilustrim

Ende vijon puna për shuarjen e flakëve në magazinën ku ra zjarri në “Qytetin Studenti”.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të shuajnë zjarrin dhe herë pas here shkojnë të mbushin pajisjet me ujë.

Sipër bodrumit është një pallat 6 katësh. Banorët janë detyruar që të largohen pasi zjarri mund të krijojë defekte në kollonat mbajtëse të pallatit.

Shkëlqim Goxhaj drejtor i zjarrfikëses në një prononcim për mediat tha se për shuarjen e flakëve punonjësit kanë përdorur dhe aparate për frymëmarrje.

“Shumë nga punonjësit tanë kanë punuar dhe me aparate frymëmarrje për të shuar zjarrin kemi bërë të mundur uljen e intensitetit të zjarri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat