Reshjet e dendura të shiut/ Përmbytje dhe ndërprerje energji në disa qytete, ja situata

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut/ Përmbytje dhe ndërprerje energji në disa qytete, ja situata

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, kryesisht në pjesën veriore.

Në Shëngjin, makinat dhe këmbësorët kanë hasur vështirësi në lëvizjen e tyre, për shkak se uji ka vërshuar në rrugë.

Moti i keq gjatë natës, ka dëmtuar edhe linjat elektrike, ku si pasojë fshatrat e Zadrimës kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE ka zbritur në terren, ku po punon për riparimin e defektit.

Ndërsa në Dibër, shirat kanë shkaktuar problematika ndërsa segmenti i rrugës Arbrit Bulqizë-Peshkopi ka pak rënie gurësh duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Por probleme janë shfaqur edhe në qytetin e Pukës. Në disa fshatra, si pasojë e prurjeve të përrenjëve janë dëmtuar urat lidhëse, ndërkohë që ka pasur probleme edhe me ujësjellësat të cilat në disa zona kanë dalë jashtë funksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat