Sali Berisha: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

Shqipëria

Sali Berisha: Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:55
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sërish mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur prej javësh. Në një postim në rrjete sociale Kryetari i PD-së ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital për çështjen Martinaj sipas të cilit para se të zhdukej i shkumërkuari ka qenë i strehuar te një vajzë që punon në bashki.

Postimi i Berishës:

Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijakProkuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksajPse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e funditApo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin”, shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt policia do japë përgjigje për fatin e Martinajt kurse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kreu i qeverisë e di se çfarë ka ndodhur me “mbretin” e lojërave të fatit”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kanbë deklaruar disa ditë më parë se për zhdukjen e Martinajt policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova. “Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa patur prova. Vazhdon procesi”, tha Çuçi në një komunikim shkurt për gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat