Ndërtimet në Tiranë/ Vasili: Kryeqyteti në duart e vandalëve të Rilindjes, i kthyer në një monstër betoni!

Shqipëria

Ndërtimet në Tiranë/ Vasili: Kryeqyteti në duart e vandalëve të Rilindjes, i kthyer në një monstër betoni!

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:40

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për ndërtimet e shumta në qytetin e Tiranës, ku në një postim në Facebook, ka shkëputur një pjesë nga një artikull i tabloidit britanik “The Guardian” për një godinë që po ngrihet në kryeqytet.

The Guardian shkruan:

“Ndërtesa ka më shumë gjasa që t’i ngjajë kokës së artistit të kthyer politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit, që errësojnë Tiranën”.

Sipas Vasilit, Tirana në duart e vandalëve të Rilindjes është kthyer në një monstër betoni. Deputeti i PL-së, ka renditur disa tregues që sipas tij, dëshmojnë situatën “katastrofike” në kryeqytet.

Vasili thotë se Tirana është ndër të fundit në botë për cilësinë e jetës, më e ndotura në Europë dhe si një nga vendet që ka më shumë trafik.

Postimi i Petrit Vasilit:

Perbindshat e betonit, qe erresojne Tiranen!

The Guardian shkruan:
“Ndërtesa ka më shumë gjasa që t’i ngjajë kokës së artistit të kthyer politikan, i cili do të qëndrojë duke vështruar në përjetësi përbindëshat e betonit, që errësojnë Tiranën”.

Kjo eshte Tirana, qe duart e vandaleve te rilindjes Rama e Veliaj e shkaterruan, duke e shnderruar thjesht ne nje Monster Betoni. Antimafia Italine ka zbuluar se grupi kriminal i Ndranghetës ka pikasur zhvillimet e ndodhura në Tiranë si një mundësi kryesore për pastrimin e parave të tyre. Pra Tirana eshte kthyer ne nje lavatriçe te vertete te pastrimit te parave.

Treguesit e Tiranes jane katastrofike:

Tirana është ndër të fundit në botë për cilësinë e jetesës. Në krahasim me mesin e një viti më parë, të dhënat janë përkeqësuar, pasi në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më parë ishte në pozicionin e 215.

Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, Tirana është në vendin e 242, më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje.

Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi.

Por, në indeksin e fuqisë blerëse (që mat fuqinë blerëse në raport me mesataren e Nju Jorkut), Tirana është ndër të fundit, në vendin e 231.

Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje.

Kjo eshte Tirana e pajetueshme dhe e pashendetshme per shkak te duarve te pista te atyre qe kane rrembyer qeverisjen e qytetit.

Palaco dhe sharlatane ku ligesia, babezia dhe padija jane bere bashke.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat