Mbyllja e institucioneve arsimore të “Turgut Ozal”- Berisha: Rama nuk ka ndjenja për shqiptarët!

Shqipëria

Mbyllja e institucioneve arsimore të “Turgut Ozal”- Berisha: Rama nuk ka ndjenja për shqiptarët!

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:44
Edi Rama

Berisha e cilësoi një veprim çnjerëzor vendimin e qeverisë Rama për mbylljen e kopshtit të Turgut Ozal, “Zubeyde Hanim” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

Gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ish-kryeministri theksoi se nuk mund të mbyllet kopshti i fëmijëve dhe shkollës me standartet nga më të mirat.

Sipas tij kjo tregon se kryeministri Rama nuk ka ndjenja për shqiptarët.

“Kosova i dha 100 euro çdo pensionisti dhe studenti, dyfishoi ndihmën ekonomike dhe i dha 50 euro çdo punonjësi në administratë. I dha 400 euro për hektarë grurë çdo fermeri sepse i mori nga nafta. Ky nuk dha asnjë ndihmë! Biznesi nuk ekziston për të. Të gjitha këto janë në politikën e shpopullimit. Këto janë një realitet i pamohueshëm. A duhet ta pranojmë ne këtë? A duhet të bëjmë sehir ndaj një njeriu që ka marrë në dorë të gjitha pushtet, ndaj një njeriu që vendos për çdo gjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe interesat kombëtare.

Është e domosdoshme që t’i japim këtij përgjigjen që meriton. Ky njeri nuk ka ndjenja për shqiptarët. Nuk është gjë e vogël kjo. Mbylli kopshtin e 255 fëmijëve dhe sikur s’ka ndodh asgjë dhe ka vetë një vogëlush në shtëpi, por me siguri e mban me tere dado, se çon në kopsht. Si mund t’ia mbyllësh ti kopshtin 250 fëmijëve. Si mund ta mbyllësh ti shkollën? Një qytetar nga Gramshi më çoi një mesazh se kam vajzën aty, se është me konvikt, me standardet më të mira dhe ndihmon fëmijët në nevojë.

Çfarë u tha gjykatësi sot? U lexoi atë që i kishte dhënë Edi Rama, nuk ka dëm ndaj vendimi mbeten n fuqi. Duhet të kesh një mendësi që s’ke ndjenja për qytetarët që të thuash aty nuk ka dëm.

Thirrja ime për ju dhe çdo qytetar të Gramshit dhe çdo qytetar shqiptar është të  vendosim të shpëtojmë Gramshin dhe Shqipërinë nga një rrokullisje”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat