Aksident i rëndë, automjeti me shpejtësi të lartë “fluturon në ajër” policin e rrugores

Shqipëria

Aksident i rëndë, automjeti me shpejtësi të lartë “fluturon në ajër” policin e rrugores

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin “Panoramik” të Elbasanit. Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se një efektiv i policisë rrugorë është përplasur nga një automjet me shpejtësi të lartë.

Efektivi është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.

Mësohet se polici ka qenë në vendngjarje për një tjetër aksident të ndodhur si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga.

Gjatë kohë që ai ndodhej në inspektim është përplasur nga një tjetër mjet me shpejtësi të lartë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat