Digjet barakja me një person brenda në Sarandë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës 57-vjeçari

Shqipëria

Digjet barakja me një person brenda në Sarandë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës 57-vjeçari

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë, të bashkisë Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë.

Nga informacionet paraprake mësohet se brenda barakës ndodhej  edhe një person, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.

Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë. Ai do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, teksa po vijon puna për zbardhjen e rrethanave shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat