Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala bën paralajmërimin e fortë

Shqipëria

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala bën paralajmërimin e fortë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 08:03
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ rreth zhdukjes së Ervis Martinajt.

Siç edhe ka theksuar më herët gazetarja Lala tha se në videon e siguruar ku shihen lëvizjet e fundit nga Martinaj, ka qenë në shoqërinë e një vajze.

“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 gusht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij. Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona. Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja duke shtuar:

“Nëse Jeton Lami flet sa lart shkon inkriminimi i policisë. Nëse shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqë do të ketë masakër”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat