Protestë te Kryeministria, nxënësja e “Mehmet Akif”: U shokuam kur mësuam lajmin për mbylljen

Shqipëria

Protestë te Kryeministria, nxënësja e “Mehmet Akif”: U shokuam kur mësuam lajmin për mbylljen

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 20:15
Protestë te Kryeministria

Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif” u mblodhën këtë pasdite sërish për të protestuar. Përpara Kryeministrisë nxënëset kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të mbyllur shkollën e tyre.

Gjatë një prononcimi për gazetaren Erneta Shevroja direkt në Radar Informativ, me Juli Xhokaxhi, një prej tyre tregoi se lajmin për mbylljen e mësuan nga mediat dhe u shokuan.

“U shokuam të gjithë. Të enjten kishim mbaruar mësimin dhe na vjen lajmi nga mediat se shkolla u mbyll. Nuk po kuptonin se çfarë do të bënim. Ishim përgatitur mirë, po mendonim për të ardhmen tonë”, thotë ajo.

Vendimi ka dëmtuar më shumë maturantët. “Duke qenë se jam maturante kemi humbur një javë për shkak të këtij vendimi. Duhet të kishim mësuar shumë gjëra.

Ne e kemi pasur kurrikulën ndryshe nga ato të shtetit. I kemi bërë në anglisht për të studiuar jashtë”, thekson ajo.

Megjithatë, shprehet me bindje se nuk do të dorëzohen. “Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim asnjëherë shpesën deri në momentin e fundit”, tha ajo. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat