Partia e Lirisë pranon primaret e PD, Nesho: Do zgjedhim kandidatët me të mirë, rëndësi ka fryma në zgjedhje

Shqipëria

Partia e Lirisë pranon primaret e PD, Nesho: Do zgjedhim kandidatët me të mirë, rëndësi ka fryma në zgjedhje

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 21:01
Agim Nesho

Edhe pse formula mbetet e papërcaktuar ende, Partia e Lirisë është e gatshme ti nënshtrohet primareve të propozuara nga Partia Demokratike me kandidatët e  saj.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Nesho, thotë se për PL dhe opozitën në terësi është e rëndësishme fryma që presin të realizojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Nesho: Ne jemi të gatshëm si parti, duke qenë se kemi një përkrahje të gjerë, mund të garojmë në 61 bashkitë e vendit dhe e kandidatët tonë që janë përfaqësues që ne mendojmë që përfaqësojnë interesat e popullit por çështja është që opozita të jetë e bashkuar, ne i kemi lënë të gjithë këto pretendime. Lufta jonë do bëhet për përfaqësimin e këshilltarëve në bashki e komuna për të qenë zëri i popullit sa më prezent.

Jemi të gatshëm të marrim pjesë në primare me kandidaturat tona nëse janë më të mira sëbashku me të gjithë partitë e tjera të opozitës ose në një konsensus të gjerë kur përfaqësues të veçantë të opozitës së bashkuar përfaqësojnë të gjithë vlerat dhe kriteret. Dhe më e rëndësishmja kanë përkrahjen e gjerë popullore si figura të pakrompomentuara, që nuk janë të njollosura nga korrupsioni që ka zënë vendin tonë gjatë 10 viteve të qeverisjes dhe të kenë pastërti morale të dallueshme. Për ne është e rëndësishme fryma që presim të realizojmë me këto zgjedhje të pushtetit lokal.

Nesho nënvizoi se opozita sot është në provë të përbashkët për rrezikun kombëar që i kanoset Shqipërisë nga një regjim që ka treguar se është i papërgjegjshëm për të përballuar detyrat që i ka vënë në kontratën e tij populli.

NeshoJemi të hapur për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, do të kalojë nëpër primare dhe kjo në një diskutim të lirë jo vetëm me anëtarët e partisë por dhe opinionin publik që dëshiron të zgjedhë kandidatët më të mirë. Këto zgjedhje i shikojmë si një sfidë jo vetëm të partive të opozitës por të një populli të lodhur dhe keqpërdorur nga gjithë ky korrupsion dhe vjedhje masive i cili duhet të marrë tashmë në dorë të ardhmen e tij.

Duke komentuar zhvillimet brenda PD, Nesho tha se Partinë e Lirisë nuk e shqetëson konflikti i brendshëm pasi sipas tij tani është e qartë se Sali Berisha është drejtuesi i asaj partie.

NeshoPartia e Lirisë e shikon me pozitivitet ngjarjen, është brenda një procesi PD. Gjithmonë e më shumë ka marrë bashkimin e saj drejt një sfide të madhe që i ka dalë para. Tani është e qartë se kush është përfaqësuesja e demokratëve. Ky është një proces që do mbarojë. Kemi një opozitë të vërtetë që është e rëndësishme, këtë e treguan dhe zgjedhjet e 6 marsit ku PD e rithemeluar e doktor Berishës tregoi se është përfaqësuesja e denjë dhe më e madhe e gjithë forcës opozitare të PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat