Do të shkonin për të vjedhur/ Policia e Kamzës kap dy të rinjtë, çfarë u gjet në makinë

Shqipëria

Do të shkonin për të vjedhur/ Policia e Kamzës kap dy të rinjtë, çfarë u gjet në makinë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Komisariati i Policisë Nr. 5, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga dy shtetas të cilët dyshohet se do të shkonin për të një grabitur një banesë.

Të dy shtetasit rezultojnë të dënuar më herët për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, një automjet, veshje dhe sende të tjera që dyshohet se autorët do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpumin me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje;

– Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në Pezë Helmës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit P. L. dhe Gj. H. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat