Koalicion PS-PDIU për zgjedhjet vendore? Klosi: Aleancën e kemi me qytetarët

Shqipëria

Koalicion PS-PDIU për zgjedhjet vendore? Klosi: Aleancën e kemi me qytetarët

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:33
Shpëtim Idrizi, Bledi Klosi

Teksa la të hapur mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme vendore, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi deklaroi se PS aleancën e ka me qytetarët.

I ftuar në “Radari Informativ” në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi iu përgjigj deklaratës së kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili i la të hapura kartat për një koalicion me PS.

Xhokaxhi: Shpëtim Idrizi (kryetari i PDIU) u shpreh i hapur që kartat janë në tryezë për çdo koalicion, përfshirë edhe PS.

Klosi: PS është një parti shumë e madhe e cila ka një votë aq të madhe, e cila na bëri në 2021 ta shprehnim aleancën tonë të madhe. Aleancën ne e kemi me qytetarët. Ne duam shumë që në çdo garë elektorale të jemi me qytetarët. Pastaj kush pranon programin e PS-së, parimin mbi të cilin krijohet ky program… Ne në gara të fituara i kemi mundur veç e veç, kur kanë qenë të fortë, kur kanë qenë të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat