Dyshohet se vrau Mariglen Gjonajn disa vite më parë, gjykata lë në burg Kristjan Cenajn

Shqipëria

Dyshohet se vrau Mariglen Gjonajn disa vite më parë, gjykata lë në burg Kristjan Cenajn

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 13:31
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenajn

Gjykata e Kurbinit ka lënë në qeli me masë sigurie “arrest në burg” Kristjan Cenajn, autori i dyshuar i vrasjes së 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Cenaj u arrestua më 10 tetor teksa vinte për dasmën e një të afërmi në vendlindje. 

Seanca gjyqesore e cila u zhvillua me dyer te mbyllura ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta dhe te pranishem jashte ambjenteve te gjykates kane qene dhe familjarë te autorit te dyshuar.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti ne aereportin e Rinasit pasi po kthehej nga Italia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat